Seanca për konstituimin e Kuvendit do të mbahet sot në orën 17:00. Kjo seancë pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).
Nisja e seancës fillimisht ishte caktuar të mbahej nga ora 12:00, megjithatë liderët e subjekteve politike u dakorduan që mbledhja e seancës konstituive të mbahet në orën 17:00.
Ky ndryshim erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, pasi në Hagë do të mbahen deklaratat përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rendi i ditës:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







