spot_img
HomeLajmeMbahet takimi trilateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci, në fokus stabiliteti dhe siguria...

Mbahet takimi trilateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci, në fokus stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme në rajon

spot_img

Është mbajtur takimi trilateral në Republikën e Shqipërisë në mes të shefave të mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjeneral Jashari, Gjeneral Kingji dhe Gjeneral Kundid zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.

“Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Poashtu ky takim potencoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit strategjik.

Kjo iniciativë trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img