spot_img
HomeLajmeBashkësia Islame përkrah marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17...

Bashkësia Islame përkrah marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë

spot_img

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka vendosur të përkrahë fuqishëm marshin protestues “Liria ka emër”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në mbledhjen e kryesuar nga Myftiu Naim Tërnava, kryesia e BIK-ut ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ka prapavijë politike dhe ka për qëllim, sipas tyre, atakimin e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, BIK ka njoftuar se hytbeja e xhumasë më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, do t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, me mesazh përkrahës për luftëtarët e lirisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img