spot_img
HomeLajmeKryeprokrorja West: U pranuan mbi 5 mijë prova, të...

Kryeprokrorja West: U pranuan mbi 5 mijë prova, të akuzuarit të japin llogari dhe t’u jepet dënimi i duhur

spot_img

Në Speciale sot mori fjalën edhe Kryeprokurorja Kimberly West. Pas përfundimit të deklarimit nga prokurori Howling, West nisi deklarimin përmbyllës.

Pas kërkesës që pati dje për t’u dënuar me nga 45 vite burgim të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, West sot foli edhe mbi sipas saj viktimat.

Ajo tha se mbi 5 mijë prova janë pranuar dhe mbi 28 mijë faqe transkriptë janë paraqitur dhe se proces verbal i kësaj çështje gjyqësorë është voluminoz.

West deklaroi se dëshmia e më shumë se 130 dëshmitarëve që dhanë dëshmitë mbi 227 ditëve të gjyqit.

“Gjykata ka marrë parasysh edhe deklarata e shkruara të më shumë se 130 dëshmitarëve. Ka qenë privilegj për mua dhe zyrën që përfaqësojë që të takoj shumë prej këtyre njerëzve që kanë përjetuar këto ngjarje të përshkruar anë këto prova. Përfshirë të akuzuarit që kanë luftuar për vendin e tyre përkundër vështirësive dhe njerëz që kanë kontribuar në mënyrë të ndryshme e që kanë qenë udhëheqës vendor apo kanë shpërndarë ndihma, kanë dhënë mbështetje apo kanë dhënë ndihma gjatë luftës e njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vite me pasojat e krimeve”,shtoi ajo, shkruan lajmi.net.

Kryeprokurorja e Speciales tha se zyra e saj punoi që atyre t’u jepet drejtësia.

“Zyra ime ka punuar që atyre t’u jepet drejtësia dhe llogaria të jetë nga përgjgjësitë. Ky procesim penal është pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë e të shtetit ligjor, e shteti i së drejtës e kohëve më të vështira të luftës është i rëndësishë. Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ato të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar se s’do të kenë drejtësi por shteti i së drejtës nënkupton se askush s’është mbi të drejtën dhe mbi ligjin dhe se njerëzit më të fuqishëm do të duhet të japin llogari.Ne kërkojmë mbi bazën e provave të paraqitura e që vërtetojnë bazën e paraqitur pa asnjë dyshim të arsyeshëm që të akuzuarit të japin llogari e të jepet dënimi i duhur. Faleminderit për mundësinë që të flasë para jush, sot përfundon deklarat mbyllëse e ZPS”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img