Policia në Gjakovë ka arrestuar N.C., 30 vjeç, shtetas i Kosovës, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedurat e mëtejshme ligjore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thekson përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







