spot_img
HomeLajmeProkuroria nis intervistimin ndaj të dyshuarve për manipulim votash...

Prokuroria nis intervistimin ndaj të dyshuarve për manipulim votash në Suharekë

spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka iniciuar hetime për rastin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Sipas njoftimit, veprimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike mbi procesin e rinumërimit dhe me autorizim të kryeprokurorit Petrit Kryeziu, duke u kryer me vetiniciativë të Prokurorisë.

Hetimet lidhen me dyshimet për shkelje të të drejtave të votimit, sipas Kapitullit XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria ka bërë të ditur se, gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë.

“Duke marrë parasysh interesimin e opinionit publik dhe mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img