spot_img
HomeLajmeProkuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për dy shtetas palestinez...

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për dy shtetas palestinez për falsifikim parash

spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për dy shtetas palestinez, M.O. dhe Z.N., për shkak të dyshimit për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Sipas Prokurorisë, më 6 shkurt 2026, M.O. ka vënë në qarkullim para të falsifikuara në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj–Prishtinë.

Po ashtu, më 7 shkurt, në Kaçanik, të dy të pandehurit dyshohet se kanë poseduar 39 bankënota nga 50 dollarë, në total 19.500 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Bankënotat u sekuestruan nga policia.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img