Prokuroria në Hagë ka kërkuar dënim për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke propozuar nga 45 vjet burg për secilin prej tyre, që në total arrin në 180 vjet burgim.
Kërkesa u paraqit nga kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Kimberly West, gjatë fazës së fjalëve përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
West theksoi se Prokuroria nuk po kërkon dënim për strukturat e përgjithshme të UÇK-së, por për përgjegjësinë individuale të secilit prej të akuzuarve.
“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, ka thënë West.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







