spot_img
HomeLajmeKeqpërdorimet e votave, Prokuroria në Prishtinë nis intervistimin e...

Keqpërdorimet e votave, Prokuroria në Prishtinë nis intervistimin e anëtarëve të QNR-së në Drenas

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, kanë filluar intervistimin e anëtarëve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komunën e Drenasit.

Prokuroria ka thënë se këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do  t’i  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rasti Prokuroria Themelore në Prishtinë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img