spot_img
HomeLajmeHaradinaj mbështet marshin e 17 shkurtit në mbrojtje të...

Haradinaj mbështet marshin e 17 shkurtit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

spot_img

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për marshin e paralajmëruar më 17 shkurt në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 17 shkurt, në orën 14:00, do të organizohet një marsh protestues në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Organizatori i platformës, Ismail Tasholli, ka bërë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën që ka për qëllim kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img