Një person është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës nën dyshimin për manipulim të procesit të numërimit të votave, pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetime lidhur me zgjedhjet e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







