Një tjetër takim e ka zhvilluar presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. E para e shtetit , është takuar me kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy.
Osmani ka thënë se me kryeministren e Mozambikut patën diskutim përmbajtjesor dhe folën për rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve.
“Diskutim përmbajtjesor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.
Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe Osmani ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







