spot_img
HomeLajmeTë shtënat me armë në Gjilan ku mbeti një...

Të shtënat me armë në Gjilan ku mbeti një i plagosur, arrestohen dy persona – një në arrati

spot_img

Të shtëna me armë ndodhën në Gjilan mbrëmjen e së mërkurës, ku një person u plagos dhe i njëjti u dërgua për trajtim në QKUK.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë identifikuar tre persona, por vetëm dy kanë arritur t’i arrestojnë nga të cilët kanë konfiskuar ndër të tjera dhe dy vetura.

“Gjilan 04.02.2026-18:00. Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit  dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img