Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar se sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuara po kalon në format digjital.
Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se nga 25 shkurti 2026, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për vizë do të pajisen vetëm me eVisa.
‘’Sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po kalon në format digjital.
Nga 25 shkurti 2026, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për vizë do të pajisen vetëm me eVisa.
eVisa zëvendëson ngjitëset e vizave (vignette) në pasaporta’’, thuhet nga ambasada.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







