KRU Hidroregjioni Jugor SHA u ka bërë apel qytetarëve që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara, në mënyrë që t’u garantohet furnizimi i rregullt dhe cilësor me shërbime.
Në njoftim thuhet se ata që s’i respektojnë obligimet financiare, do të ndëshkohen me masa ligjiore.
Ndëshkimet përfshijnë shkyqjen nga rrjeti i furnizimit dhe dërgimi i lëndëve në procedurë përmbarimore.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt dhe cilësor me shërbime, ju ftojmë që të kryeni pagesën e faturave të papaguara brenda afateve të përcaktuara.
Mosrespektimi i obligimeve financiare do të sjellë masa ligjore, përfshirë:
✔️ Shkyçjen nga rrjeti i furnizimit për mos-pagesë
✔️ Dërgimin e lëndëve në procedurë përmbarimore
Ju lusim që të tregoni mirëkuptim dhe përgjegjësi duke kryer pagesat në kohë, në mënyrë që të shmangni këto masa dhe të kontribuoni në vazhdimësinë e shërbimit.
Për çdo informatë shtesë, mund të drejtoheni pranë zyrave tona.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







