spot_img
HomeLajme"Me 3% nuk punon as iPhone-i", Peci ironizon me...

“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, Peci ironizon me LDK-në në Mitrovicë

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) raportohet se mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke hapur mundësinë e prishjes së koalicionit lokal.

E gjithë kjo pasi raportohet se raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit.
E pas kësaj, ka ardhur një reagim nga kryetari Faton Peci, duke ironizuar me përqindjen e LDK-së që mori në zgjedhjet komunale të vitit të kaluar.
“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img