spot_img
HomeLajmeNdalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj...

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Viti

spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar A.I., i dyshuar për veprën penale kanosje.

Sipas hetimeve, më 30 janar 2026, rreth orës 14:30, pas një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore – Dega në Viti, i dyshuari i është drejtuar në mënyrë kërcënuese ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të organizatës Betimi për Drejtësi, veprime të cilat janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë.

Pasi ishte i paarritshëm fillimisht, i dyshuari u vu në kërkim policor dhe u arrestua më 3 shkurt 2026.

Pas intervistimit, Prokuroria vendosi të mbajë A.I. në ndalim 48-orësh për veprën penale të kanosjes.

Prokuroria do të vendosë brenda afateve ligjore për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img