Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se në QKMF-në në Klinë nuk po respektohet vendimi i ri për pagën minimale, i hyrë në fuqi nga janari i këtij viti me 425 euro.
Sipas një njoftimit, bëhet e ditur se punëtorët teknikë në muajin janar morën pagë prej 350 eurosh, që është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë në detyrë.
Tutje, për këto shkelje, Sindikata ka thënë se do të njoftojë Inspektoratin e Punës dhe nëse është nevoja edhe Gjykatën.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







