Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe pas rigjykimit, e ka dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, i akuzuar për krime lufte në Izbicë gjatë luftës në Kosovë.
Fillimisht, më 12 korrik 2024, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte shpallur Alidemajn fajtor dhe e kishte dënuar atë me 15 vjet burgim.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë vendim dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Në aktgjykimin e shkallës së dytë, Apeli kishte konstatuar se në vendimin e mëparshëm mungonin arsyet për faktet vendimtare dhe se ato nuk ishin vlerësuar në mënyrë të plotë.
Pas shqyrtimit të sërishëm të rastit, Gjykata Themelore vendosi që Alidemaj të dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







