Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dyzet (40) persona, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për vepër penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tridhjetë e shtatë (37) persona, si ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.
Më poshtë gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – Më urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
////////
4. Prokuroria Themelore Pejë
////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
///////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
////////
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tridhjetë e katër (34) persona për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit“, një (1) person për veprën penale “Mos përfillja e gjykatës“, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja“, si dhe një (1) person është ndaluar për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor“, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar në kohëzgjatje prej dyzet e tetë (48) orësh një (1) person për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Po ashtu, ky departament ka ndaluar në kohëzgjatje prej dyzet e tetë (48) orësh pesë (5) persona për vepër penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” sipas KPRK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







