KRU Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e kompanisë KEDS, në tri njësitë operuese: Prizren, Suharekë dhe Malishevë, mund të paraqiten probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Në njoftim thuhet se me rikthimin e rregullt të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi normal me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e kompanisë KEDS, në tri njësitë operuese: Prizren, Suharekë dhe Malishevë, mund të paraqiten probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Me rikthimin e rregullt të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi normal me ujë të pijshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







