Një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri ditën e sotme në fshatin Tërrnje të komunës së Suharekës.
Lidhur me këtë ka intervenuar shpejtë ekipi zjarrfikës, duke arritur që ta shuajnë zjarrin me shpejtësi.
Nga ky incident nuk raportohet për ndonjë të lënduar, përpos disa dëmeve materiale.
HisariOnline ka pamje nga vendi i ngjarjes, siç mund t’i shihni më poshtë.


/HisariOnline/







