Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit të misionit (DCM), Josh Peterson, iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se masakra e Reçakut ishte një akt tmerri i papërshkruar që tronditi botën. Po ashtu, theksohet se kujtimi i viktimave shërben si një kujtesë e detyrës së përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin, si dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota dëshmoi.
“Sot, Zëvendësshefi në detyrë Josh Peterson iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut — një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën. Kujtimi për ta le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që pa bota”, thuhet në njoftim.
/HisariOnline/







