spot_img
HomeLajmeFrutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë...

Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

spot_img

Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve joalkoolike , duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 57 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.

Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e Frutex-it si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme dhe më të konsoliduara në tregjet ndërkombëtare.

Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img