spot_img
HomeLajmeHamza takohet me Sorensen, diskutohet për nevojën e krijimit...

Hamza takohet me Sorensen, diskutohet për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, e ku thotë të kenë diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja.

Hamza ndër të tjerash tha se PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal.

“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar Hamza.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img