spot_img
HomeLajmeMblidhet LDK-ja, s'deklarohen nëse do të japë dorëheqje Abdixhiku

Mblidhet LDK-ja, s’deklarohen nëse do të japë dorëheqje Abdixhiku

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një mbledhje sot në orën 14:00. Takimi do të zhvillohet për t’i paraprirë mbledhjes së kryesisë të cilën e pati paralajmëruar kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.

Para mbledhjes shkurt për media janë deklaruar disa nga anëtarët e LDK-së.

“Është takim konsultativ. Ne kemi takim për çështje tona të brendshme, do të deklarohemi për media dhe publikun pas mbledhjes”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti.

Ahmeti është pyetur edhe nëse do ta kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut, pas rezultatit të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Nuk e di, ta shohim. Nuk është vetëm kryesia kompetente, është Kuvendi, këshilli i përgjithshëm. Ta shohim pas takimit”, ka thënë ai lidhur me kryesuesin aktual të këtij subjekti politik.

Kurse nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në këtë mbledhje do t’i shpalosë qëndrimet e saj.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img