spot_img
HomeLajmeE rëndë në Pejë: Edukatorja goditet nga nxënësi me...

E rëndë në Pejë: Edukatorja goditet nga nxënësi me shufër metalike, dërgohet në spital

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një kopsht në komunën e Pejës, ku një fëmijë dyshohet se e ka goditur me shufër metalike një edukatore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është dërguar në emergjencën në Pejë pas lëndimeve të marra.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime”.

“E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha Gashi.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img