spot_img
HomeLajmePlagosen tre persona në një lokal në Deçan, arrestohet...

Plagosen tre persona në një lokal në Deçan, arrestohet i dyshuari

spot_img

Një incident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal si pasojë e të shtënave me armë. 

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, tha Gashi.

Ai deklaroi se tre të plagosurit fillimisht janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img