spot_img
HomeLajmeFlorent Ukaj propozohet për Drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit...

Florent Ukaj propozohet për Drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit

spot_img

Asambleisti nga Lidhje Demokratike e Kosovës në Prizren, Florent Ukaj ka njoftuar se është propozuar Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit. 

Përmes një postimi në Facebook, Ukaj tha se ky besim është një nder i madh për të, por mbi të gjitha një obligim serioz për të shërbyer me ndershmëri, dije dhe vizion afatgjatë për qytetin e Prizrenit.

“Prizreni është më shumë se një hapësirë urbane – është histori, kulturë dhe identitet. Angazhimi im do të jetë që zhvillimi urban të ecë në harmoni me trashëgiminë, mjedisin dhe nevojat reale të qytetarëve, duke ndërtuar plane të qëndrueshme që i shërbejnë brezave të sotëm dhe atyre që vijnë”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka falënderuar votuesit, LDK-në, Degën e saj në Prizren, si dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren, z. Driton Selmanaj, për – siç tha ai – besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Postimi i plotë: 

Sot ndaj me ju një moment të rëndësishëm të rrugëtimit tim profesional dhe publik: jam propozuar Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit. Ky besim është një nder i madh, por mbi të gjitha një obligim serioz për të shërbyer me ndershmëri, dije dhe vizion afatgjatë për qytetin tonë.

Prizreni është më shumë se një hapësirë urbane – është histori, kulturë dhe identitet. Angazhimi im do të jetë që zhvillimi urban të ecë në harmoni me trashëgiminë, mjedisin dhe nevojat reale të qytetarëve, duke ndërtuar plane të qëndrueshme që i shërbejnë brezave të sotëm dhe atyre që vijnë.

Falënderimi im më i sinqertë shkon për familjen time, e cila ka qenë mbështetja ime më e fortë në çdo hap, me durim, besim dhe sakrificë të vazhdueshme.

Një falënderim i veçantë u takon votuesve dhe qytetarëve që më kanë besuar dhe mbështetur. Besimi juaj është motivimi im më i madh për të punuar me transparencë, profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë publike.

Falënderoj sinqerisht LDK-në, Degën e saj në Prizren, si dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren, z. Driton Selmanaj, për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin. Ky besim përbën përgjegjësi shtesë për të punuar me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.

Me përulësi dhe vendosmëri, e pranoj këtë detyrë duke besuar se së bashku mund ta bëjmë Prizrenin një qytet edhe më funksional, më të rregullt dhe më të denjë për të gjithë.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img