spot_img
HomeLajmeKRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin...

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit deri në 3 metra

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të ujit në dy liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc.

Sipas KRU “Prishtina” në liqenin e Badocit niveli i ujit është 645.65 metër mbi nivelin e detit, përkatësisht 4.20 metër nën kuotën maksimale të mbushjes.

Ndërsa, kanë treguar se kuota e liqenit të Batllavës është 633.70 metër, apo 1.30 metër nën nivelin maksimal të mbushjes.

Në të dyja liqenet kanë treguar se është evidentuar rritje e nivelit të ujit pas reshjeve, prej 2.5 deri në 3 metra.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img