Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se uji i pijshëm nga sistemi i furnizimit është i sigurt për përdorim, pas përfundimit të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike.
Sipas njoftimit, rezultatet e analizave tregojnë se të gjithë parametrat e cilësisë së ujit janë brenda kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi për ujin e pijshëm.
Si rrjedhojë, uji mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe për përdorim shtëpiak.
Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit, me qëllim të garantimit të shëndetit publik.
/HisariOnline/







