spot_img
HomeLajmeShfuqizimi i 13 ligjeve nga Kushtetuesja, njëra ndër to...

Shfuqizimi i 13 ligjeve nga Kushtetuesja, njëra ndër to ligji i konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

spot_img

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur jokushtetuese dy vendime të Kuvendit që lidhen me miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kushtetuesja shpall jokushtetuese disa ligje të miratuara në vitin 2024

Në aktgjykimin për rastin KO261/24, Gjykata ka vlerësuar se vendimet e Kuvendit, të miratuara më 5 dhjetor 2024, janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak të shkeljeve procedurale gjatë zhvillimit të procesit ligjvënës.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese ishte dorëzuar nga deputeti Abelard Tahiri, i mbështetur nga 12 deputetë të tjerë, të cilët kishin ngritur shqetësime për mosrespektimin e afateve dhe procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit gjatë shqyrtimit të ligjit.

Sipas Gjykatës, Kuvendi ka dështuar të zbatojë standardet kushtetuese të miratimit të ligjeve, duke cenuar parimet e shtetit të së drejtës, sigurinë juridike dhe ndarjen e pushteteve. Për këtë arsye, është vendosur shfuqizimi i vendimeve përkatëse dhe kthimi i procesit në fazën para miratimit të ligjit.

Procesi i shqyrtimit kishte nisur në dhjetor të vitit 2024, ndërsa aktgjykimi përfundimtar u publikua sot, pas vendimmarrjes me shumicë votash nga gjyqtarët kushtetues.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img