spot_img
HomeLajmeKastrati: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura...

Kastrati: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

spot_img

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, Komuna e Malishevës thotë se të gjitha rrugët në territorin e kësaj komune janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.

Komuna e Malishevës thotë se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat sic thonë janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët. Aktualisht, thonë ata, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.

Bëhet e ditur se punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës.

“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar kryetari Kastrati.

Komuna e Malishevës u bën thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, pasi sidomos gjatë orëve të mbrëmjes mund të ketë ngrica në rrugë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img