spot_img
HomeLajmeRegjistrohet viktima e parë nga moti në Durrës/ Gjendet...

Regjistrohet viktima e parë nga moti në Durrës/ Gjendet i pajetë një 54-vjeçar, dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit

spot_img

Është shënuar viktima e parë nga përmbytjet në Durrës. Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Një ditë më parë, kushëriri i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjeçarit Astrit Hysenaj, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit“-njofton policia.

/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img