Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Grejkovc të Suharekës, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka vdekur pasi ka konsumuar preparate kimike.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në QKUK.
“Sot më datën 07.01.2026, rreth orës 11:40, Policia ka pranuar informatën se një femër rreth 43 vjeçare, nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike. Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
/HisariOnline/







