spot_img
HomeLajmeMesazhet mashtruese për gjoba në trafik, policia del me...

Mesazhet mashtruese për gjoba në trafik, policia del me njoftim

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fushatë mashtruese aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar, siç shkruhet aty, nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Polica thotë se këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët, derisa kanë bërë thirrje për kujdes.

“Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe: U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve, të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese, dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img