spot_img
HomeLajmeTurbullirat në Ibër-Lepenc, në këto zona do të ketë...

Turbullirat në Ibër-Lepenc, në këto zona do të ketë reduktime të ujit

spot_img

Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar edhe sot se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe se në disa zona priten reduktime uji.

“Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit. Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 – 17:00 në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq, një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë, zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00. Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kanë bërë të ditur se ekipet e tyre janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht.

“Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet në njoftim.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img