spot_img
HomeLajmeKatër raste të dhunës në familje në 24 orët...

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundiut, tre persona në mbajtje, një në kërkim

spot_img

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Një rast në Pejë, një në Gjilan e dy në Malishevë.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje duke e rrahur bashkëshorten e cila ka pësuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor, dhe me kërkesën e , bashkë me fëmijët është dërguar tek familja e saj, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj bashkë me tre fëmijët e tyre është dërguar tek familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Malishevë, ku sërish viktimë është një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

Po në Malishevë, policia është në kërkim të të dyshuarit i cili u raportua në polici nga babai i tij për dhunë psikike.

“Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari m/k, i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në Gjilan babai dyshohet për dhunë në familje ku sipas raportit policor, i dyshuari ka sulmuar djalin e tij dhe e ka kanosur vëllain.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img