spot_img
HomeLajmeKomuna e Malishevës shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë...

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor për shkak të vërshimeve

spot_img

Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12 janar 2026.

Vendimi është marrë pas parashikimeve të Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësim të motit dhe gjendjes së rënduar në terren për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve, të cilat kanë përfshirë pothuajse çdo vendbanim të komunës.

Drejtoria për Arsim dhe Edukim ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë shkollat dhe qytetarët për çdo zhvillim lidhur me përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.

Ditët e humbura shkollore do të kompensohen gjatë muajve të ardhshëm, kur moti të stabilizohet.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img