spot_img
HomeLajmePas vërshimeve nga reshjet, IKSHPK del me rekomandime

Pas vërshimeve nga reshjet, IKSHPK del me rekomandime

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me rekomandim për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë sjellë vërshime në disa pjesë të vendit, për shkak të ndikimit të mundshëm të tyre në shëndetin publik.

IKSHPK-ja thotë se ndonëse nuk ka të dhëna për ndotje uji, megjithatë ka rekomanduar qytetarët të cilët furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur që uji të vlojnë ujin para përdorimit ose të shfrytëzojnë burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

“Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre:  Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt”, thotë IKSHPK-ja.

Tutje, ky institut ka rekomanduar që ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

Ndërkohë, sipas tyre, grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, kanë rekomanduar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img