Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në qendër të Prishtinës, ku të përfshira kanë qenë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksie.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë, ndërsa katër persona kanë marrë lëndime trupore.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
/HisariOnline/







