Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR) lidhur me votimin me postë.
Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po dominon bindshëm me 71.66 për qind të votave, përkatësisht 7,629 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 1,093 vota ose 10.27 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me 924 vota ose 8.68 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zë vendin e katërt me 679 vota, që përbëjnë 6.38 për qind të totalit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 38 nga 92 kuti, apo rreth 41.30 për qind e votave me postë.
Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.

Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja mund t’i shihni këtu.
/HisariOnline/







