Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë.
Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore.
“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore. Këto janë detajet që për momentin i kemi nga terreni”, deklaroi Gashi.
/HisariOnline/







