spot_img
HomeLajmeNumërohen mbi 40 për qind të votave në QKN,...

Numërohen mbi 40 për qind të votave në QKN, këto janë Top 5-shet më të votuar të partive politike

spot_img

KQZ ka bërë një përditësim të ri nga numërimi i votave që po vazhdon në QKN, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë dhe njëherit verifikimi i rezultateve të votave të rregullta. 

Kur janë numëruar tashmë mbi 40 për qind (30.19%), VV prin me 47.37% apo 167,746 vota.

PDK ka marrë deri tani 20.78% apo 73,589 vota, ndërsa LDK deri tani e treta me 12.27% apo 43,440 vota, kurse AAK me 5.14% apo 18,199 vota.

Në Top 5 të VV-së janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.

Në Top 5 të PDK-së janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Top 5 të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërsa në AAK, pesë më të votuarit deri tani janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img