spot_img
HomeKulturëStudiuesi i trashëgimisë kulturore, Fadil Bytyçi promovon librin e...

Studiuesi i trashëgimisë kulturore, Fadil Bytyçi promovon librin e ri “Shpalime Historike” më 23 dhjetor

spot_img

Profesori dhe studiuesi i trashëgimisë kulturore, Fadil Bytyçi do ta promovojë së shpejti librin e tij të titulluar “Shpalime Historike”. 

Këtë e ka bërë të ditur profesori përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se promovimi i librit të tij do të bëhet më 23 dhjetor në biblotekën e qytetit në Suharekë, nga ora 16:00.

“Kam knaqësinë të ju ftoj në promovimin e librit tim” Shpalime Historike” me 23 dhjetor 2025 në biblioteken e qytetit në Therandë. Ora: 16. Disa miqëve të mi, jua kam derguar më parë ftesën me një datë dhe orë tjetër, por përshkak te hapsirës për promovim, kemi lëvizur në kohë. Ju lutem për mirkuptim!”, ka shkruar Bytyçi.

Ndryshe, javë më parë, profesori Bytyçi pati një intervistë me HisariOnline, ku shpalosi detaje mjaft interesante rreth monumenteve arkeologjike, konkretisht Hisarin e komunës së Suharekës, duke thënë se qyteti i Suharekës duhet të krenohet me këtë thesar kulturor që ka.

Intervistë me Fadil Bytyçin: Rëndësia e Hisarit, një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë

Bytyçi: Hisari i Suharekës është thesar kulturor me të cilën mund të krenohet qyteti

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img