spot_img
HomeBallinaWow, Amir Rrahmani denoncon njerëzit e afërt të Agim...

Wow, Amir Rrahmani denoncon njerëzit e afërt të Agim Ademit

spot_img

​Një zhvillim i papritur dhe tejet i rëndë ka tronditur opinionin sportiv në vend. Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani, ka vendosur t’i japë fund një heshtjeje dyvjeçare, duke ndërmarrë hapa konkretë ligjorë kundër sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve me të cilat është ballafaquar.

Përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e avokatisë “Hodaj & Partners”, është bërë e ditur se Rrahmani ka autorizuar përfaqësimin e tij ligjor për të adresuar sulmet dhe cenimin e reputacionit të tij që vijnë nga persona kyç dhe të lidhur brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), organizat që drejtohet nga Agim Ademi.

​Sipas detajeve të bëra publike, për më shumë se dy vite kapiteni është përballur me fyerje, presione dhe sulme të vazhdueshme. Përkundër kësaj situate të rëndë, ai kishte zgjedhur t’i mbante shqetësimet e tij brenda institucionit dhe të mos i bënte publike, duke vënë gjithmonë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para atij personal.

Tashmë, kjo qasje ka ndryshuar. Veprimet e para ligjore, të mbështetura në prova dhe fakte, janë dorëzuar pranë organeve kompetente të drejtësisë ndaj personave të identifikuar, ndërsa pritet që në dyert e drejtësisë të përfundojnë edhe të tjerë.

Përfaqësuesit ligjorë kanë theksuar se do të përdorin çdo rrugë institucionale për të mbrojtur integritetin, të drejtat dhe imazhin e kapitenit të Kosovës.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img