spot_img
HomeBallinaBallkani udhëton te Gjilani, një prej kundërshtarëve më të...

Ballkani udhëton te Gjilani, një prej kundërshtarëve më të ‘përshtatshëm’

spot_img

E mërkura është testi i parë ‘serioz’ për Sami Sermaxhajn, që kur u emërua në krye të shtabit teknik te Ballkani.

Skuadra udhëton në Anamoravë, për t’i matur forcat me Gjilanin, raporton Hisarionline.net.

Historia e përballjeve mes këtyre dy ekipeve i shkon për shtati suharekasëve, meqë nga 32 ballafaqimet ndërmjet vete, plot 16 i kanë takuar “Xhebrailave”, 12 ndeshje nuk kanë nxjerrë fitues, kurse 5 herë triumfuan gjilanasit.

Megjithatë, afati kalimtar i verës për transferime, ka ndryshuar goxha shumë përbërjen e “Skifterave”, të cilët janë përforcuar ndjeshëm.

Nga ana tjetër, rikthimi i Jetmir Topallit, kalimi i lëndimit për Walid Hamidin dhe shkëlqimi i Adou Dossos në dy takimet e fundit kampionale, i kanë dhënë primat “Portokall e Zinjve”, që morën pikë maksimale në 3 duelet e fundit.

Për ish-timonjerin e Përfaqësueses së vajzave të Kosovës, mbrëmja e 9 shtatorit është me shumë peshë, pasi deri tani ka mposhtur emra që gjenden në fundin e tabelës, si Drenica e Feronikeli’74.

Derbi Gjilani – Ballkani, fillon në orën 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin ndihmës, nën ndriçimin e reflektorëve.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img