Stadiumi i qytetit në Suharekë, është sot arena e ballafaqimit kampional, ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit’74.
Këta të fundit, kanë harruar kur kanë marrë një fitore ndaj “Xhebrailave”, raporton Hisarionline.net.
Ishte 1 maji i vitit 2019, kur ekipi nga Drenasi arriti triumfin e fundit ndaj suharekasëve (2-0).
Që nga ajo kohë, janë regjistruar plot 14 triumfe të “Portokall e Zinjve” dhe katër barazime.
I fundit duel mes tyre, përfundoi 3-3′ njofton Hisarionline.net.
Përballja e sotme kampionale nis nga ora 16:30, teksa zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.







