Opinionisti i njohur kosovar nga Suhareka, Dibran Hoxha, më 12 maj 2026, kishte deklaruar në studion e emisionit “Pressing” të televizionit T7 se lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka gabuar që s’i largoi nga partia, Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin.
“Mëkati më i madh i Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, ka qenë se s’kishin guxim t’i përjashtojnë krejt këta”, kishte thënë para disa muajsh ai.
Për Hoxhën, LDK është një parti që ka prodhu brenda vetës aq shumë konflikte, sa që këta (Hoti e Bajram), janë në gjendje me fundos krejt “anijen” e tyre, veç mos me pa tjetrin mirë që e zgjedh shumica kryetar.
“Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti janë në gjendje ta bëjnë copë-copë anijen ku janë duke lundru, veç mos me pa tjetrin para vetës”, u shpreh suharekasi.
Ndiqeni videon e plotë të këtij deklarimi ⬇️







