spot_img
HomeBallinaNjë 17 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit...

Një 17 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit na vetura në Veternik të Prishtinës

spot_img

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Klan Kosova, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, transmeton Hisarionline.net.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK” ka thënë Ahmeti.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img